Doktor Anthony Fauci, eksperti i njohur amerikan për sëmundjet infektuese, ka kritikuar Mbretërinë e Bashkuar për procesin e aprovimit të vaksinës për Covid-19. Ai thotë se rregullatori britanik nuk ishte aq i kujdesshëm sa ai i shteteve të Bashkuara.
“Nëse aprovimi ndodh shpejt dhe në mënyrë sipërfaqësore, qytetarët nuk do të duan të vaksinohen”, tha virologu i njohur për Fox News.
Fauci shtoi se vendimi i rregullatorit amerikan për vaksinën do të vijë shumë shpejt, ndërsambrojti procesin shqyrtues të Administratës për Ushqimin dhe Ilaçet, FDA.
“Ne vëzhgojmë të dhënat me shumë kujdes për t’i garantuar publikut amerikan se kjo është një vaksinë e sigurt dhe efikase”, shprehet doktori i njohur.
Ndërkohë, të mërkurën, Mbretëria e Bashkuar u bë shteti i parë i botës që aprovoi përdorimin emergjent të vaksinës së zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech ndaj koronavirusit të ri.
Produkti i tyre, sipas të dhënave nga testet klinike, ka treguar një efektshmëri deri në 95% në mbrojtjen e personave nga Covid-19.
Përdorimi i gjerë i vaksinës pritettë nisë javën e ardhshme, ku përparësi do të ketë personeli shëndetësor dhe të moshuarit. Britania ka porositur 40 milionë doza, për të vaksinuar 20 milionënjerëz me dy faza.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?