Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë spanjolle do të vendosë të hënën nëse do të lirojë ose jo 10 udhëheqësit sepraratistë të cilët janë burgosur në pritje të një hetimi mbi rolin e tyre për referendumin e pavarësisë së Katalonjës.
Çdo lëshim do të thotë një kthesë për zgjedhjet rajonale të 21 dhjetorit, veçanërisht për partitë separatiste të cilat kanë akuzuar vazhdimisht Madridin për të burgosurit politikë, shkruan AFP, transmeton portali arbresh.info
Gjyqtari Pablo Llarena i Gjykatës së Lartë, i ngarkuar me rastin, i ka marrë në pyetje liderët separatist, shumica e të cilëve janë akuzuar për rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve.
Burgosja e udhëheqësve separatist ka shkaktuar zemërim në Katalonia, ku mbështetësit e pro-pavarësisë kanë organizuar mitingje të shumta.
Të premten, presidenti i rrëzuar i Katalonjës, Carles Puigdemont, i cili iku për në Belgjikë pa shpalljes së pavarësisë, tha se “do të dëshiroja që ata të ishin në shtëpi”./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...