Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje udhëheqësve evropianë të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjes për emigracionin e parregullt. Ajo tha në Bundestag se çështja mund të jetë një moment përcaktues për vetë fatet e BE-së.
Thirrja e Merkel vjen përpara një samiti të BE-së, i cili do të fokusohet te gjetja e një zgjidhje për emigrantët pa dokumente, kryesisht afrikanë, të cilët vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre për të kaluar në Mesdhe. Merkel ndërkohë është nën presion nga vetë ministri i saj i Brendshëm, për një marrëveshje që duhet të parandalojë të ardhurit e rinj.
Ministri i Brendshëm Horst Seehofer, njëkohësisht partneri i saj në koalicion nga CSU, i ka dhënë Merkelit një afat kohor që do të përfundojë këtë fundjavë. Përndryshe ai ka thënë se do të fillojë largimin e migrantëve nga kufiri në shtetin e tij.
Problemi i BE-së lidhet me faktin se kjo nuk është një krizë në shkallën e vitit 2015, kur mijëra njerëz po vërshonin çdo ditë në ishujt grekë. Këshilli Europian – lidershipi strategjik i BE – thotë se numrat që hyjnë ilegalisht në BE kanë rënë 96% që nga kulmi i tyre në tetor 2015. Por tensionet e këtij muaji lidhur me anijet e shpëtimit të emigrantëve të ndaluara nga hyrja në portet italiane – së fundmi “JO-ja” gjermane për anijen bamirëse Lifeline – e kanë vënë këtë çështje në qendër të vëmendjes.
Parimi i Dublinit, që azilkërkuesit duhet të qëndrojnë në vendin ku ata hyjnë në BE është prishur. Italia dhe Greqia, të cilët marrin më së shumti, po kërkojnë që fqinjët e tyre të ndajnë barrën. Merkel tha se nëse BE do të merrte në konsideratë aterimin e anijeve me emigrantë në vende të tjera, për shembull në Afrikën e Veriut, BE duhet të fliste me këto vende.
“Ne nuk mund ta bëjmë dhe ata të jenë “kokë turku”. Marrëveshja BE-Turqi ishte njëra prej të cilave të dy palët ranë dakord, prandaj duhet të flasim për nevojat e këtyre vendeve”, tha ajo. Merkel theksoi se vendet që marrin shumë azilkërkues kanë nevojë për mbështetje, por shtoi se “refugjatët dhe emigrantët nuk mund të zgjedhin se në cilin vend të kërkojnë azil”.
Kryeministri italian Giuseppe Conte ndërkohë ka tënë se vendi i tij tani kanevojë për “akte konkrete” dhe shpreson që samiti të jetë një “pellg ujëmbledhës”. Kancelari austriak Sebastian Kurz nga krahu tjetër tha se besonte se samiti mund të arrinte një reduktim të migrimit ilegal në Evropë.
Udhëheqësi polak Mateusz Moraëiecki përsëriti kundërshtimin e vendit të tij për zhvendosjen e emigrantëve në shtetet e tjera anëtare.Ndërkohë lideri i BE-së, Donald Tusk u bëri thirrje vendeve të BE të përqëndrohen në kufirin e jashtëm të unionit. Ai paralajmëroi se alternativa do të ishte një “mbyllje kaotike e kufijve” dhe konflikti ndërmjet shteteve anëtare.
Ndërkohë në samit nuk do të flitet për “platformat e zbrazjes rajonale”, një propozim Austro-Danez, që synon thyerjen e modelit të biznesit të bandave të kontrabandimit të njerëzve.
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...