Google ADS

Farage pretendon se ekziston ‘lidhja e drejtpërdrejtë mes emigrantëve dhe terrorizmit’

20:34 | 18 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Ish lideri i UKIP, njëherit edhe iniciatori i Brexit, Nigel Farage ka fajësuar emigracionin dhe lëvizjen e lirë në BE për vrullin e fundit të sulmeve terroriste.

Ai këto komente i ka bërë disa orë pas sulmit fatal në Barcelonë, mëgjithatë hulumtimi i OKB-së, ka theksuar se këto të dyja nuk kanë lidhje mes vete, transmeton portali arbresh.info

“Ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes njerëzve që i përkasin feve të ndryshme dhe që po lejohen të hyjnë në BE dhe sulmeve terroriste”, ka thënë Farage.

Pas masakrës së Barcelonës ku mbetën të vdekur 13 persona dhe 130 të plagosur, Farage ka akuzuar vendet e BE-së që nuk po ndërmarrin asnjë veprim dhe që janë duke bërë shumë pak për njëri-tjetrin.

Megjithatë, iniciatori i Brexit ka vlerësuar vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore që nuk  i janë nënshtruar ‘migrimit islamik’.

Sulmi në Barcelonë është dënuar ashpër nga liderët botërorë, ndërsa vendet e BE-së kanë ofruar ndihmë për Barcelonën.

Europa është tronditur edhe nga dy sulme me thikë gjatë ditës së sotme. Në Finlandë kanë mbetur 2 të vdekur, ndërsa në Gjermani është vrarë një person./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme