Tre familje myslimane nuk u lejuan të futen te një traget turistik në Nju Jork, pasi ishin rrezik për të tjerët, sipas padisë që familjet kanë ngritur te Komisioni i të Drejtave të Njeriut.
Padia u ngrit nga Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike, në emër të familjes, e cila kishte tetë fëmijë.
Padia kërkon që të merren masa dhe një falje zyrtare nga kompania për poshtërimin dhe stresin emocional të shkaktuar ndaj familjes.
Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se diskriminimi në bazë të fesë është fyerje për çdo banor të Nju Jorkut pa përjashtim, ndaj do të merren të gjitha masat që personat fajtorë të përgjigjen para drejtësisë./tch/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...