Ata kërkojnë të marrin azil në Zvicër: 20 refugjatë kurdë jetojnë prej shtatë javësh në zonën transit të aeroportit zviceran në Cyrih – të pavërejtur nga publiku.
Ata ndodhen në zonën e pritjes pas portës B dhe D: konkretisht bëhet fjalë për tetë burra, katër gra si dhe tetë tinejxherë dhe fëmijë – më e reja prej tyre është një vajzë një vjeçare, shkruan blick.ch.
Azilkërkuesit janë sjellë në hapësira pa dritare – në njërën flejnë burrat, në tjetrën gratë dhe fëmijët. Një prej tyre është gazetari turko-kurd, Mustafa Mamay. Ai më shumë shqetësohet për dy fëmijët e tij. “Ata shpesh duhet të qajnë, pasi kërkojnë të luajnë jashtë,” tha Mamay, përcjell albinfo.ch.
Sipas ligjit zviceran, azilkërkuesit duhet të presin deri në 60 ditë. Kurdët kanë ardhur për një jetë më të mirë në Zvicër, ndërsa gazetari vlen si kritik i qeverisë së Erdoganit – bile është dënuar nga gjykata me gjashtë vjet e tre muaj burg. Ai iku nga vendlindja në Siri, më pas drejt Afrikës Jugore dhe më vonë në Zvicër.
Gjatë 2015 azil në aeroportet zvicerane kanë kërkuar 247 persona, kurse në 2018 ishin 89 sosh. Azilkërkuesit kanë në dispozicion një mjek, kurse mund të shëtisin lirshëm në zonën e tyre – duke pasur një dalje edhe në terrasë.
Shansat për të fituar azil në Zvicër nuk janë të mëdha. Nëse ndokush fiton azilin ata ndërkohen nëpër kampet e azilit, ndërsa në rast se refuzohen, atëherë ata dëbohen drejt vendeve nga kanë ardhur.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...