Kompania Facebook premtoi të mërkurën të investojë të paktën 1 miliard dollarë në mbështetje të gazetarisë gjatë tre viteve të ardhshme ndërsa gjigandi i mediave sociale mbrojti qëndrimin ndaj një mosmarrëveshjeje me Australinë lidhur me pagesat për organizatat e mediave.
Nick Clegg, kreu për marrëdhëniet globale, tha në një deklaratë se kompania është e gatshme të mbështesë mediat e lajmeve, por përsëriti shqetësimet e saj mbi pagesat e detyrueshme.
“Facebook-u është më shumë se i gatshëm të bashkëpunojë me botuesit e lajmeve,” tha zoti Clegg pasi Facebook-u rivendosi informacione lajmesh si pjesë e një kompromisi me zyrtarët australianë.
“Ne vlerësojmë sigurisht se gazetaria cilësore është në qendër të mënyrës sesi funksionojnë shoqëritë e hapura – duke informuar dhe fuqizuar qytetarët dhe duke vënë para përgjegjësisë të fuqishmit”.
Zoti Clegg mbrojti gjigandin amerikan të mediave sociale në një blog me titull “Historia e Vërtetë e asaj që ndodhi me lajmet në Facebook në Australi”.
Platforma e mediave sociale u kritikua pasi hoqi faqet e mediave për përdoruesit australianë dhe i pengoi ata të ndanin përmbajtjen e ndonjë lajmi, në vend që të pranonte zbatimin e ligjit të propozuar.
Zoti Clegg argumenton në postimin e tij se në zemër të polemikave është një keqkuptim në lidhje me marrëdhëniet midis Facebook-ut dhe botuesve të lajmeve.
Botuesit e lajmeve ndajnë artikujt e tyre në rrjetin social ose i bëjnë ato të disponueshme për përdoruesit e Facebook-ut për t’i ndarë me veçori të tilla si hallka të krijuara për të të çuar në faqet e tyre të internetit, vuri në dukje zotiClegg.
Facebook-u ndihmoi në dhënien e gati 5.1 miliardë “referimeve falas” tek botuesit australianë të lajmeve vitin e kaluar, që vlerësohen sipas zotit Clegg të kapin shifrën e 407 milionë dollarë australianë në fitime për botuesit.
“Pohimet – e përsëritura gjerësisht ditët e fundit – se Facebook vjedh ose merr informacione origjinale lajmesh për përfitimin e tij ishin dhe mbeten gjithmonë të rreme,” tha zoti Clegg.
“Ne as nuk marrim dhe as nuk kërkojmë informacione lajmesh për të cilat na u kërkua të paguanim një çmim potencialisht të lartë.”
Zoti Clegg tha se për të qënë në përputhje me ligjin siç ai ishte propozuar fillimisht në Australi, “Facebook-u do të ishte detyruar të paguante shuma potencialisht të pakufizuara parash për konglomeratët e mediave shumëkombëshe nën një sistem arbitrazhi që e përshkruan qëllimisht në mënyrë të gabuar marrëdhënien midis botuesve të lajmeve dhe Facebook-ut”./VoA/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...