Google ADS

Facebook tregon se sa kanë shpenzuar rusët në reklamat për Brexit

20:12 | 13 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Facebook ka deklaruar se grupet e mbështetura nga Rusia kanë shpenzuar më pas se 1 pound për reklamat që lidhen me Brexit.

Njoftimi ndjek thirrjet e autoriteveve të Britanisë së Madhe për gjigandin e mediave sociale që të bëj publike se si grupet ruse, sidomos Agjencia për Hulumtime Interneti (IRA) me seli në Shën Petersburg, mund të ketë përdorur Facebook për të ndikuar potencialisht votuesit në votimin e Brexit në 2016, shkruan “Politico”, transmeton portali arbresh.info

Hetimi vjen pasi gjigandi amerikan i teknologjisë, tha se i njejti grup nga Rusia, i cili ka lidhje me Kremlinin, ka shpenzuar afro 100 mijë dollarë në 3 mijë reklama  në mes të qershorit të 2015 dhe majit 2017, ku janë shfrytëzuar rreth 470 llogari në Facebook dhe faqe që kanë pasur lidhje me zgjedhjet presidenciale.

Të njejtin nivel të ndikimit rus në referendumin Brexit, Facebook ka theksuar se “nuk e ka gjetur”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme