Facebook pritet të gjobitet 5 miliardë

10:09 | 13 Korrik 2019
Arbresh.info

Është miratuar gjoba rekord prej 5 miliardë dollar ndaj Facebook-ut për të zgjidhur hetimin për shkeljen e privatësisë së të dhënave, thuhet në raportin për mediat amerikane.

Komisioni Federal i Tregtisë është duke hetuar pretendimet se konsulenca politike Cambridge Analytica ka marrë të dhënat e deri në 87 milionë përdorues të Facebook shkruan Arbresh.info

Zgjidhja u miratua nga FTC në një votim 3-2, thuhet nga burime për mediat amerikane.

Facebook dhe FTC i thanë BBC se nuk kishin asnjë koment mbi raportet./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme