Aktivistët që po dokumentojnë spastrimin e pretenduar etnik të myslimanëve Rohingya në Mianmar kanë raportuar se kompania Facebook po fshin postimet dhe raportimet e tyre.
Njerëzit Rohingya që përdorin Facebook për të shkëmbyer informacion rreth sulmeve, i kanë bërë thirrje kompanisë që të lejojë publikimet e krimeve që janë duke u bërë, shkruan Daily Beast, transmeton portali arbresh.info
Eksodi masiv i myslimanëve Rohingya ka ngjallur akuza për spastrim etnik, duke e nxitur kështu edhe Komisionerin e Lartë të të Drejtave të Njeriut të OKB-së tu bëj thirrje autoriteteve që të ndalohen krimet që janë duke u bërë.
Sulmet e ushtrisë së Mianmarit kanë detyruar rreth 410 mijë myslimanë Rohingya të kërkojnë strehim në Bangladesh, pasi fshatrat e tyre janë djegur.
Mohammad Anëar, një aktivist i Rohingya i bazuar në Kuala Lumpur, ka thënë për Daily Beast se Facebook ia ka fshirë në mënyrë të përsëritur postimet e tij rreth dhunës në shtetin Rakhine.
Të pyetur nga Independent rreth këtyre akuzave, një zëdhënës i Facebook ka thënë se ‘duam që Facebook të jetë një vend ku njerëzit mund të ndajnë gjëra me përgjegjësi dhe ne jemi duke punuar shumë për të arritur këtë qëllim’.
“Kjo ështëa arsyeja, sepse ne kemi standardet e komunitetit të cilat përshkruajnë se çfarë lloj postimesh mund të bëhen në Facebook dhe se cilat mund të largohen”, ka thënë zëdhënsi i Facebook.
Në lidhje me situatën në Mianmar, kompania Facebook ka deklaruar se po shqyrton me kujdes përmbajtjen ndaj standardeve të komunitetit./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...