Facebook ka paditur një firmë jug-koreane të cilën e akuzon për përdorim të paligjshëm të të dhënave për marketing të shitjes dhe reklamim.
Rrjeti social është duke kërkuar nga një gjykatës që të detyrojë Rankwave që të pranojë auditimin e aktiviteteve të firmës për të parë nëse të dhënat e përdoruesve janë marrë dhe shitur, transmeton portali arbresh.info.
Një burim në Facebook i ka thënë BBC që ende nuk ishin në gjendje të thonë se sa të dhëna apo përdorues janë prekur nga kjo gjë.
Rrjeti tha se masa do të “dërgonte një mesazh për zhvilluesit se Facebook është serioz në zbatimin e politikave tona”.
“Facebook po hetonte praktikat e të dhënave të Rankwave në lidhje me reklamat dhe shërbimet e saj të marketingut”, tha Jessica Romero, drejtore e Facebook për zbatimin e platformës.
“Rankwave nuk arriti të bashkëpunojë me përpjekjet tona për të verifikuar përputhjen e tyre me politikat tona, të cilat kërkojmë nga të gjithë zhvilluesit që përdorin platformën tonë”.
Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në Kaliforni të premten, Facebook po akuzon Rankwave për përdorimin e të paktën 30 aplikacioneve të ndryshme për të “ndjekur dhe analizuar” komentet dhe pëlqimet në faqet e Facebook.
Rankwave gjithashtu kishte një aplikacion të konsumatorit që, pas fitimit të pëlqimit të përdoruesit, do të gjente popullaritetin e postimeve të atij përdoruesi. Aplikacioni do të llogarisë një “rezultat të influencës sociale”, tha Facebook./Arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...