Pas aplikimit në Britaninë e Madhe Facebook nis edhe në Gjermani me ofertën e lajmeve. Sikurse njoftoi kompania në SHBA, Facebook News do të ofrohet në maj edhe në Gjermani. Në këtë seksion përdoruesit do të furnizohen vetëm me informacione nga mediat. Në SHBA dhe në Britaninë e Madhe ndërkohë ekziston Facebook News, ndër së shpejti oferta do të pasojë edhe në Francë.
Facebook do të paguajë për informacione shtesë
Sipas të dhënave të Facebook-ut janë nënshkruar kontrata me mediat gjermane “Spiegel Online”, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Funke Mediengruppe si dhe me një sërë gazetash të tjera lokale, mediet e sportit e revistat e modës. Gjatë vitit do të pasojnë edhe bashkëpunime me media të tjera. Kompania nuk deklaroi se sa para do t’i paguajnë sipërmarrjet mediatike për aplikimin në Gjermani të platformës Facebook News. Por u tha, se nga ana tjetër Facebook do të paguajë për linqe shtesë, që të çojnë tek faqet e botuesve dhe që e tejkalojnë volumin e përmbajtjeve që botuesit i postojnë vet në Facebook, bëhet e ditur. Do të ketë linqe për përmbajtje të hapura të vëna në dispozicion si dhe linqe, që ndodhen pas barrierës se pagesës.
Në Australi Facebook-u si edhe Google për vite me radhë janë grindur me qeverinë lidhur me një ligj të ri për median të miratuar tani. Grindja kulmoi madje deri në një bllokadë të përkohshme nga ana e Facebook-ut. Tani dy koncernet e teknologjisë nga SHBA duhet të pagujanë në Australi për linqet e mediave.
Në Gjermani ende nuk ka një ligj të tillë. Reformimi i së drejtës së autorit, që do të shqyrtohet javën e ardhëshme në Bundestag, pritet të sjellë më shumë qartësi./dw/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...