Facebook ka njoftuar se ka investuar më shumë se 13 miliardë dollar në masa të sigurisë që nga viti 2016, ditë pasi Wall Street Journal raportoi se kompania kishte dështuar në rregullimin e efekteve të dëmshme të platformës.
Gjiganti i mediave sociale tha se tani janë 40,000 njerëz që punojnë në fushën e sigurisë, krahasuar me 10,000 që ishin pesë vjet më pare, transmeton portal arbresh.info
Facebook ka minimizuar efektet negative të aplikacionit të tij Instagram për përdoruesit e rinj dhe ka reaguar dobët ndaj paralajmërimeve të punonjësve në lidhje me mënyrën se si platforma përdoret nga trafikantët në vendet në zhvillim, raportoi Wall Street Journal javën e kaluar, duke cituar një përmbledhje ekspertësh të dokumenteve të brendshme të kompanisë.
“Në të kaluarën, ne nuk filluam t’i adresonim sfidat e sigurisë mjaft herët në procesin e zhvillimit të produktit, por ne kemi ndryshuar rrënjësisht atë qasje”, thuhet në deklaratën e Facebook.
Facebook gjithashtu njoftoi se teknologjia e tij e inteligjencës artificiale ndihmoi në bllokimin e 3 miliardë llogarive të rreme në gjysmën e parë të këtij viti.
Gjithashtu, kompania ka hequr më shumë se 20 milionë shkrime të rrejshme që kishin të bënin kryesisht me koronavirusin dhe vaksinat./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...