Rrjeti social “Twitter” ka fshehur një postim të presidentit amerikan, Donald Trump pasi u tha se shkel rregullat pasi “madhëron dhunën”.
Postimi nuk është fshirë, por është mbuluar (fshehur) me një paralajmërim dhe mund të shihet duke klikuar mbi të, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info
Paralajmërimi thotë se “Twitteri ka përcaktuar se mund të jetë në interes të publikut që postimi të mbetet i dukshëm”.
Në postimin e tij presidenti tha se ai do të “dërgojë Gardën Kombëtare në Mineapolis” dhe e pasoi atë me një paralajmërim se “kur të fillojë plaçkitja, të shtënat fillojnë”.
Qyteti i Mineapolisit në SHBA është përfshirë nga protestat e dhunshme, pas vdekjes së një personi me ngjyrë, derisa po arrestohej nga policia.
Masa e “Twitter”-it vjen disa orë pasi presidenti amerikan nënshkroi një urdhër ekzekutiv, që kërkon të heqë imunitetin ligjor ndaj rrjeteve sociale, si “Twitter” dhe “Facebook”, për përmbajtjen që ato shpërndajnë.
Trumpi ka akuzuar rregullisht platformat e mediave sociale për shtypjen ose censurimin e zërave konservatorë.
Ai e ka akuzuar “Twitter”-in për ndërhyrje në zgjedhje, pasi më 27 maj ky rrjet social, për herë të parë, i etiketoi dy postime të presidentit amerikan Donald Trump si “të pabaza” dhe tha se ai po përhap pretendime të rreme. /arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...