Gjigantët e teknologjisë si Facebook, Google dhe Twitter janë duke i shtuar përpjekjet e tyre për ta luftuar propagandën online dhe rekrutimin e ekstremistëve islamikë.
Këtë ato janë duke e bërë në heshtje në mënyrë që ta shmangin perceptimin se po i ndihmojnë policisë në kontrollimin e rrjeteve sociale.
Lajmi vjen pasi ISIS apo Daesh prezantoi një aplikacion të ri i cili i lejon xhihadistët të shohin videot e ekzekutimit dhe fjalimet e liderëve të grupit terrorist duke e rritur kështu në masë të madhe prezencën online.
Facebook i cili është rrjeti social më i famshëm në botë javën e kaluar e deaktivizoi një llogari e cila besohej se i takonte gjuajtëses në San Bernardino, Tashfeen Malik, e cila së bashku me burrin e saj vranë 14 persona.
ISIS në shenjë përgjigje hyri në ëifi-në publike për ta paralajmëruar Parisin për sulme tjera terroriste.
Kështu kompanitë e medieve sociale janë duke e larguar çfarëdolloj materiali që ka lidhje me terrorizëm. Kjo bazuar në politikat e tyre për materiale të papërshtatshme.
Masat tjera të cilat merren nga mediet sociale nuk janë bërë të ditura nga frika se mund të kenë presion të qeverive të ndryshme për tu ndihmuar në aksione policore./arbresh.info
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...