Zyrtarët e kompanisë Facebook të premten kanë deklaruar se kanë fshirë shumë llogari që me origjinë ishin nga Irani, që tërhoqën më shumë se milionë pasues nga SHBA dhe Britania.
Ky vendim është marrë në bazë të përpjekjeve të fundit për të luftuar aktivitetet e dezinformimit në platformën e saj, transmeton portali arbresh.info
Kompania ka fshirë edhe 82 faqe, grupe dhe llogari në Intagram, që përfaqësonin vetën si britanikë ose amerikanë dhe që më pas futeshin të tema të ngarkuara politikisht, racore dhe mbi emigracionin.
Edhe pse të gjitha llogaritë ishin me origjinë nga Irani, ende nuk është bërë e qartë nëse ata kishin lidhje me qeverinë e Teheranit.
Mediat sociale kanë rritur shënjestërimin e ndërhyjeve të huaja që kanë ndikim politik dhe social, ndërsa e tërë kjo filloi me ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.
Të akuzuarit Irani dhe Rusia kanë mohuar se përdorin mediat sociale për të ndikuar në zgjedhjet e vendeve tjera./arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...