Google ADS

Facebook fshin llogaritë e rreme që kanë lidhje me Iranin

20:33 | 26 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Zyrtarët e kompanisë Facebook të premten kanë deklaruar se kanë fshirë shumë llogari që me origjinë ishin nga Irani, që tërhoqën më shumë se milionë pasues nga SHBA dhe Britania.

Ky vendim është marrë në bazë të përpjekjeve të fundit për të luftuar aktivitetet e dezinformimit në platformën e saj, transmeton portali arbresh.info

Kompania ka fshirë edhe 82 faqe, grupe dhe llogari në Intagram, që përfaqësonin vetën si britanikë ose amerikanë dhe që më pas futeshin të tema të ngarkuara politikisht, racore dhe mbi emigracionin.

Edhe pse të gjitha llogaritë ishin me origjinë nga Irani, ende nuk është bërë e qartë nëse ata kishin lidhje me qeverinë e Teheranit.

Mediat sociale kanë rritur shënjestërimin e ndërhyjeve të huaja që kanë ndikim politik dhe social, ndërsa e tërë kjo filloi me ndërhyrjen  në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.

Të akuzuarit Irani dhe Rusia kanë mohuar se përdorin mediat sociale për të ndikuar në zgjedhjet e vendeve tjera./arbresh.info/

Të ngjashme