Facebook deklaron se Filipinet janë në luftë

21:51 | 14 Qershor 2016
Arbresh.info

Facebook ka kërkuar falje pasi aksidentalisht ka deklaruar se Filipinet janë në luftë.

Mesa duket nuk ishin në dijeni të traditës së vjetër që një flamur i kthyer mbrapshtë do të thotë gjendje lufte, punonjësit në medien sociale krijuan një mesazh për përdoruesit e tyre në Filipine ‘Urime Ditën e Pavarësisë’ me një foto ofenduese, transmeton arbresh.info.

“Kjo është për të gjithë filipinët, shëndet, lumturi dhe prosperitet”, thuhej ne mesazh.

Filipinët shumë shpejtë vërejtën gabimin dhe treguan se flamuri është vendosur mbrapsht vetëm në kohëra lufte, siç është përcaktuar në Kodin e Flamurit të vendit.

“Kjo ishte e paqëllimshme, dhe na vjen keq. Ne kujdesemi për komunitetin në Filipine dhe në një përpjekje për të lidhur njerëzit në Ditën e Pavarësisë, ne kemi bërë një gabim”, thuhet në deklaratën e Facebook-ut bërë për ‘Philippine Star./arbresh.info

Cj7xSUYUYAECARy

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme