Facebook ka thënë se informacionet personale të mbi 87 milionë përdoruesve mund të jenë ndarë në mënyrë të paligjshme me konsulentët politikë të Cambridge Analytica.
Kjo shifër deri tani ishte 50 milionë njerëz, transmeton portali arbresh.info.
Shefi i Teknologjisë në kompaninë gjigante të Facebook-ut, Mike Schorpfer ndau shifrën e lartë, si pjesë e hapave që po ndërmarrin për të zvogëluar qasjen e të dhënave personale tek palët e treta.
Shumica e 87 milionë përdoruesve ishin në Shtetet e Bashkuara, Schorpfer shkroi në një postim. Kompania më e madhe e medias sociale në botë është gozhduar nga investitorët dhe përballet me zemërim nga përdoruesit, reklamuesit dhe ligjvënësit pas një sërë skandalesh rreth lajmeve të rreme, ndërhyrjeve në zgjedhje dhe privatësisë.
Muajin e kaluar, Facebook pranoi se informacionet personale për miliona përdorues gabimisht përfunduan në duart e Cambridge Analytica, e cila ka punuar në fushatën e 2016 të Presidentit të SHBA, Donald Trump./Arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...