Sipas një anketimi të kryer nga CNN një në çdo pesë persona në Evropë kanë shprehur shqetësimin e tyre nga ndikimi që kanë hebrenjtë në politikë dhe media, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në anketën e kryer nga kompania ComRes për CNN në 7 vende të Evropës duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë kanë marrë pjesë më shumë se 7 mijë anketues, ku disa prej tyre mendojnë se antisemitizmi rrjedh nga qëndrimi i Izraelit dhe hebrenjve.
Vetëm 10 për qind e pjesëmarrësve në anketën e kryer në muajin shtator kanë shprehur mendimin se janë kundër hebrenjve, ndërsa 32 për qind kanë theksuar se hebrenjtë përdorin “Holokaustin” për të arritur qëllimet e tyre.
Ndërkohë 28 për qind e të anketuarve thanë se antisemitizmi në vendet e tyre është shfaqur nga aktivitetet e Izraelit dhe 18 për qind thanë se ishte shkaktuar nga qëndrimi i hebrenjve.
Një në pesë persona të anketuar shprehën shqetësimin e tyre se hebrenjtë janë shumë ndikues në politikë dhe media. Rreth një e katërta e pjesëmarrësve gjithashtu shprehën besimin e tyre se hebrenjtë kanë ndikim në konfliktet dhe luftërat në botë.
Gjithashtu në anketim është zbuluar se evropianët nuk janë shumë të informuar për Holokaustin. Një në 20 të anketuar thanë se kurrë më parë nuk kishin dëgjuar për Holokaustin.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...