Sipas një hulumtimi botëror për qëndrimet e njerëzve ndaj shkencës, banorët e Evropës kanë filluar ta humbin besimin në efektin e vaksinave.
Vetëm 59 për qind e banorëve të Evropës Perëndimore dhe 50 për qind e banorëve të Evropës Lindore mendojnë se vaksinat janë të sigurta. Në nivel botëror, mesatarisht 79 për qind e njerëzve besojnë në sigurinë e vaksinave.
Bazuar në të dhënat e këtij hulumtimi, 84 për qind e njerëzve besojnë se vaksinat janë efektive dhe 92 për qind e pjesëmarrësve kanë thënë se fëmijët e tyre janë të vaksinuar. Sidoqoftë, pavarësisht kujdesit të mirë shëndetësor dhe sistemit të zhvilluar të edukimit, besimi në vaksina është në nivel të ulët në disa pjesë të Evropës.
Përndryshe, në disa shtete evropiane ka pasur rritje të madhe të numrit të rasteve të fruthit, pikërisht për shkak të ngurrimit të prindërve për t’i vaksinuar fëmijët e tyre.
Dr.Heidi Larson, drejtoreshë e Projektit për Besim në Vaksina në Shkollën Londineze të Higjienës, tha se rrjetet sociale janë duke ndikuar në shtimin e shqetësimeve te njerëzit lidhur me sigurinë e vaksinave.
Sipas të dhënave të marra nga 140 mijë njerëz në pjesë të ndryshme të botës, ekziston një lidhje e qartë mes besimit të njerëzve ndaj mjekëve, infermierëve dhe shkencëtarëve dhe besimit të tyre në sigurinë e vaksinave, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank