Europa u bë sot rajoni i parë në botë që regjistron më shumë se gjysmë milioni vdekje nga COVID-19, sipas raportimeve nga autoritetet shëndetësore.
Tw 52 vendet dhe territoret e rajonit evropian patën gjithsej të paktën 500 069 vdekje, duke kaluar Amerikën Latine dhe Karaibet me 477 404 vdekje, SHBA/Kanada me 321 287, Azinë me 208 149.
Që nga tetori, Europa është bërë sërish epiqendra e pandemisë, së bashku me SHBA-në.
Gati 37 000 vdekje janë regjistruar atje në shtatë ditët e fundit, një nivel rekord që nga fillimi i pandemisë.
Të martën, 6 800 vdekje u regjistruan në 24 orët e fundit, shifra më e lartë për një vit.
Ndër vendet më të goditura, Belgjika mbetet ajo me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë e saj, me 158 vdekje për 100 000 banorë, e ndjekur nga Italia (110), Bosnjë-Hercegovina (107), Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut (105)./ATSh/
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...