Google ADS

Evropa po fillon lehtësimin e masave të kufizimit

17:24 | 4 Maj 2020
Arbresh.info

Miliona banorë në tërë Evropën janë duke i’u rikthyer normalitetit sot, pas disa javësh dhe muajsh të qëndrimit në karantinë. Por jo të gjithë janë të lumtur më normalitetin e ri.

Bizneset italiane janë në dyshim se si do të mbijetojnë pasi masat e kufizimit janë lehtësuar por jo të gjitha. Më shumë se 4 milionë njerëz janë duke pritur rikthimin e tyre në punë sot pasi shumica e bizneseve do të rihapen.

Pronari i një kafeneje në Romë, tha se lehtësimi i vetëm disa masave nuk janë të mjaftueshme për të stabilizuar gjendjen ekonomike. Sipas CNN, pronari i saj është duke punuar me vetëm 30% të kapacitetit.

“Unë sapo e hapa sot biznesin tim, por nuk ia vlen aspak. Ka shumë pak punë sot, disa njerëz janë duke ardhur për kafe, por kjo nuk është e gjitha pasi baret dhe lokalet janë edhe për biseda. Është shoqëria,” tha ai

Studentët jane rikthyer në shkollat e tyre në Gjermani me kusht të mbajtjes së distancës, janë rihapur dhe sallonet e bukurise, të cilat janë duke u përballur me një numër të madh kërkesash për të korrigjuar gabimet e prerjeve të flokëve që i  kanë bërë njerëzit gjatë karantinës. Një sallon i bukurisë në Berlin tha se ka rezervime nga konsumatorët gjatë tri javëve të tjera.

Gjithashtu edhe disa vende tjera evropiane janë duke filluar lehtësimin e masave të marra. Spanja ka lejuar njerëzit që të ushtrojnë jashtë në natyrë gjatë vikendit për herë të parë që shtatë javë. Portugalia ka rihapur dyqanet e vogla të hënën dhe në Belgjikë ka rifilluar punën transporti publik me mbajtje të maskës.

Gjatë të ditës së sotme është vërejtur edhe një rritje e trafikut në Greqi, rihapja e salloneve të bukurisë, dyqaneve të luleve dhe libraritë. Vendi ka në plan edhe pritjen e shumë turistëve të huaj sërish këtë verë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme