Autoritetet në Francë e kanë lëshuar alarmin e kuq për motin e nxehtë për herë të parë në histori të këtij vendi pasi në pjesën jugore të saj u regjistruan temperatura mbi 45 gradë.
Shërbimi kombëtar i motit e ngriti nivelin e alarmit nga ngjyra e portokalltë në të kuqe për rajonet Herault, Gard, Vaucluse dhe Bouches-du-Rhone, duke thënë se të gjithë qytetarët duhet të kenë kujdes nga kjo gjendje, përfshirë edhe ata që janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Zyrtarët dhanë paralajmërime edhe gjatë të dielës, duke paralajmëruar se gjendja mund të rëndohet edhe më shumë pasi vapa me prejardhje nga Saharaja pritet ta arrijë kulmin të hënën.
Përndryshe, shumë ferma kafshësh janë përfshirë nga flakët në Spanjë. Gjendja është më e rëndë në rajonin e Katalonjës, ku shumë kafshë janë djegur për së gjalli nga zjarret e dala nga kontrolli.
Zjarre në natyrë janë përhapur edhe në Greqi dhe Gjermani. Evropa po përballet me temperaturat më të larta që janë regjistruar ndonjëherë në muajin qershor. Rekordi i temperaturës më të lartë për këtë muaj është thyer të mërkurën në Gjermani, Poloni dhe Republikën Çeke.
Në Itali, dy persona të moshuar kanë vdekur nga vapa, ndërsa shtatë qytete të këtij vendi e kanë lëshuar alarmin e kuq për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...