Zgjedhjet e përgjithshme në Austri që do të mbahen këtë të diel, do të hapin “sezonin e zgjedhjeve” në Evropë, ndërkohë deri në fund të vitit mbajtja e zgjedhjeve është planifikuar edhe në 12 vende të tjera, raporton Anadolu Agency (AA).
Përveç Austrisë, zgjedhje të përgjithshme do të mbahen edhe në Kosovë, Portugali, Zvicër, Spanjë dhe Bjellorusi. Ndërkohë, zgjedhje presidenciale do të mbahen në Rumani dhe Kroaci ndërsa zgjedhje lokale në Bullgari dhe Hungari.
Poashtu edhe në Gjermani do të mbahet zgjedhje për këshillin e shtetit në Thuringia.
Përderisa disa vende tashmë po përgatiten për të shkuar në votime, në disa vende për shkak të krizës politike në vazhdim mbetet e paqartë nëse do të mbahen ose jo zgjedhje.
Sezoni i zgjedhjeve në Evropë do të hapet me Austrinë këtë fundjavë, ku pas rënies së koalicionit të djathtë 17-mujor qytetarët do të votojnë të dielën.
Siç duket asnjë parti parazgjedhore nuk do ta arrijë pushtetin e vetme ndërkohë sipas parashikimeve, pas zgjedhjeve pritet që të formohet një qeveri e dytë e koalicionit të djathtë ekstrem.
Sipas sondazheve parazgjedhore, ku do të votojnë afërsisht 6.4 milionë qytetarë, Partia Popullore Austriake (OVP) e udhëhequr nga Sebastian Kurz është më e popullarizuar ndërsa Partia Social-Demokrate (SPO) renditet e dyta, e pasuar nga Partia për Liri e Austrisë (FPO).
– Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
Pas Austrisë, maratona e zgjedhjeve evropiane do të vazhdojë në Kosovë.
Kosova vendosi të mbajë zgjedhje të parakohshme pasi kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, dha dorëheqje në korrik sepse u thirr në Hagë si i dyshuar për krime lufte për rolin e tij në vitet 1998-99 kundër forcave serbe.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haradinaj më parë u gjykua dy herë në Gjykatën ndërkombëtare, por u la i lirë për mungesë të provave.
Në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, që do të mbahen më 6 tetor, 1.9 milionë votues të regjistruar do të dalin në votime për të përcaktuar anëtarët e rinj të Parlamentit me 120 vende. Përafërsisht 50 mijë vëzhgues do të ndjekin zgjedhjet ku do të garojnë 20 parti politike dhe katër aleanca.
Për shkak të numrit të madh të partive politike, qeveria e re e këtij vendi pritet të formohet nga një koalicion qeveritar.
– Në Portugali pritet fitorja e socialistëve
Portugalia poashtu do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme në të njëjtën ditë me Kosovën më 6 tetor.
Zgjedhjet në Portugali pritet të sjellin fitoren e Partisë Socialiste (PS). Ngritja e PS-së, aktualisht në pushtet në një qeveri minoritare, qëndron para zgjedhjeve në të cilat do të zgjidhen anëtarët e Parlamentit me 230 vende.
PS është e dyta në Parlament pas krahut të djathtë të Partisë Social-Demokratike (PSD). Votat e saj janë rritur pas katër viteve të suksesshme pasi qeveria minoritare e formua nga mbështetja e jashtme nga partitë majtiste dhe komuniste.
Sipas sondazheve të fundit, PS po tregohet shumë më lartë nga rivalja e saj më e madhe PSD, si dhe vlerësohet se PS-ja e udhëhequr nga kryeministri Antonio Costa, madje mund të jetë në gjendje të arrijë një shumicë parlamentare që mund të vijë në pushtet e vetme.
Portugalia ka 5.4 milionë votues të regjistruar, ndërsa pjesëmarrja në vitin 2015 ishte 55 për qind.
– Në Poloni partia në pushtet përsëri pritet të formojë qeverinë e vetme
Polonia është një vend tjetër evropian ku janë planifikuar të zhvillohen zgjedhje të përgjithshme.
Rreth 38 milionë votues të regjistruar do të shkojnë në votimet e 13 tetorit për të përcaktuar anëtarët e rinj të Parlamentit polak me 460 vende dhe Senatit polak me 100 vende.
Sipas sondazheve, partia në pushtet Ligji dhe Drejtësia (PiS) pritet të rifitojë një shumicë absolute dhe të formojë qeverinë e vetme.
– Zvicër, pothuajse 90 për qind votojnë në mënyrë elektronike ose me postë
Zvicra është vendi tjetër që zhvillon zgjedhjet në Evropë.
Në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në Zvicër më 20 tetor, qytetarët do të përcaktojnë anëtarët e Parlamentit Federal me 200 vende dhe Këshillin apo Asamblenë e Senatorëve me 46 vende.
Pothuajse 90 për qind e votuesve shfrytëzojnë të drejtën e votës në mënyrë elektronike ose me postë pa shkuar personalisht në votime.
Shumë kandidatë me origjinë turke do të garojnë në këto zgjedhje. Midis tyre, shumica preferojnë për nominim Partinë Social-Demokratike (PS).
Me një popullsi prej 8.4 milionë banorë, Zvicra qeveriset nga qeveritë e koalicionit për më shumë se 50 vite për shkak të strukturës së saj të ndërlikuar politike dhe sistemit zgjedhor.
Presidentët e Konfederatës Zvicerane zgjidhen nga Parlamenti nga një kabinet i përbërë prej shtatë anëtarëve dhe shërbejnë për një vit.
– Këtë vit në Spanjë mbahen zgjedhjet e dyta të përgjithshme
Spanja do të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme të përgjithshme më 10 tetor, pas zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme më 28 prill, pasi partitë politike nuk arritën të pajtohen për të formuar një qeveri.
Këto do të jenë zgjedhjet e katërta të përgjithshme në Spanjë për katër vitet e fundit. Poashtu është hera e parë që Spanja do të dalë në votime dy herë brenda një viti.
Rreth 26.5 milionë votues do të dalin në votime për të zgjedhur 350 deputetë dhe 208 senatorë. Ndërkohë, në Bjellorusi, qytetarët do të shkojnë në votime më 17 nëntor për të përcaktuar anëtarët e rinj të asamblesë së përbërë prej 110 vendesh.
– Zgjedhjet presidenciale në Rumani dhe Kroaci
Në Rumani qytetarët do të dalin në votime më 10 nëntor për të zgjedhur presidentin e vendit. Nëse asnjë kandidat nuk siguron shumicën në raundin e parë, një raund i dytë do të mbahet më 24 nëntor.
Kroacia do të shkojë në zgjedhje në dhjetor ose janar për të zgjedhur një president të ri, megjithëse orari i zgjedhjeve nuk është ende përfundimtar.
Presidentja aktuale, Kolinda Grabar Kitaroviç, e cila gati përfundon mandatin e saj 5-vjeçar, pritet të rinominohet nga Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ).
Zgjedhjet në Kroaci duhet të mbahen midis 21 dhjetorit dhe 20 janarit.
Në Gjermani, votuesit do të shkojnë në votime për këshillin e shtetit më 27 tetor.
– Zgjedhjet lokale në Bullgari dhe Hungari
Në Bullgari, publiku do të dalë në votime për zgjedhjet lokale më 27 tetor.
Hungaria, e cila ka një popullsi prej rreth 9.7 milionë banorë, poashtu do të mbajë zgjedhjet lokale më 13 tetor.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...