Evropa në luftën kundër koronavirusit

12:26 | 16 Tetor 2020
Arbresh.info

Evropa ka ndërmarrë izolime të pjesshme për të ulur shkallen e të infektuarve nga koronavirusi.

Holanda, ka mbyllur restorantet dhe baret. Spitalet e Amsterdamit, Rotterdam dhe të Hagës janë afër kaosit nga numri i madh i pacientëve të infektuar me COVID-19. Arbresh.info transmeton se në ndihmë Holandës i ka dalur edhe Gjermania veriore e cila po pranon edhe të infektuar holandez nëse është e nevojshme.

Gjermania vazhdon me rritjen e numrit të të infektuarve. Të dhënat e fundit tregojnë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7,334 raste kurse një ditë më parë 6,638 raste. Gjermania ka deklaruar shumicën prej vendeve fqinjë se burim infeksioni dhe me “rrezik të lartë”, duke përfshirë edhe Francën dhe Holandën gjithashtu pjesë të Italisë dhe Zvicrës. Gjermanët e kthyer nga këto vende do të duhet të karantinohen.

Irlanda tani ka katër javë kufizim të lëvizjes dhe lejohet dalja nga shtëpitë vetëm për trajtime mjekësore. Dr Tony Holohan tha se COVID-19 në Irlandë “nuk ishte më në kontroll”.

Austria ka karantinuar qytetin e Kuchl, një qytet me 6,600 banorë në regjionin e Salzburg. Kjo është masa e parë e marr nga Austria muajve të fundit.

Franca është vetëm një mbrëmje larg orës policore në Paris dhe në tetë qytetet tjera franceze. Franca kishte shënuar rekord me raste të reja duke regjistruar 30,621 të infektuar brenda 24 orëve të fundit, shkruan BBC./arbresh.info/

Të ngjashme