Evropa ka hapur kutinë e Pandorës: Në luftën globale për vaksinat, të gjithë do të dalin të humbur

09:27 | 9 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Bashkimi Evropian ka kërcënuar të kufizojë eksportin e vaksinave në vendet e treta, përfshirë Britaninë e Madhe, ndërsa ekziston shqetësimi i gjerë për futjen e ngadaltë të vaksinave në kontinent.

Udhëheqësit e industrisë janë seriozisht të shqetësuar se veprimet e BE-së do të nxisin vendet e tjera të ‘heqin’ blloqet tregtare dhe të hyjnë në botë ku do të zhvillohet një luftë e dëmshme tregtare mbi vaksinat, shkruan Business Insider, transmeton portali arbresh.info

Një grindje e shëmtuar midis BE dhe gjigandit farmaceutik Astrazeneca javën e kaluar rezultoi në kërcënimin se Evropa do të bllokonte eksportin e vaksinave të prodhuara në Evropë. Business Insider shkruan se kjo është një shenjë e hershme e një lloj nacionalizmi vaksinash që mund të përhapet në të gjithë botën.

Drejtuesit e industrisë kanë frikë se vendimet e BE i kanë dërguar një sinjal të rrezikshëm botës se “nacionalizmi i vaksinave” është një taktikë e pranueshme për të trajtuar një pandemi. Një burim nga Business Insider, i cili dëshironte të mbetej anonim dhe që është një nga përfaqësuesit e lartë të tregtisë ndërkombëtare, tha se “lëvizja e Komisionit Evropian hapi kutinë e Pandorës”.

“Është dërguar një sinjal shumë i rrezikshëm”, tha burimi anonim.

Një grup i madh ndërkombëtar i biznesit i tha Insajderit se konflikti hodhi një “re pasigurie” për shkak të përpjekjeve ndërkombëtare për të vaksinuar popullsinë e botës kundër Covid-19.

Ekziston një rrezik real që vendet e tjera tani të vendosin kontrolle mbi eksportët e vaksinave të prodhuara brenda kufijve të tyre, me qëllim që të mbrojnë popullsinë e tyre.

Prodhimi i vaksinave është përqendruar në shumë pak vende, të tilla si India. Çdo vendim nga një prej këtyre vendeve prodhuese për të futur kontrollet e eksportit më vete do të prishë seriozisht shpërndarjen globale të vaksinave.

Politikat e mbrojtjes së prodhimit tashmë janë “dalë në sipërfaqe” gjatë pandemisë së koronavirusit. Zyrtarët spanjollë kanë akuzuar Turqinë për marrjen e aparateve të frymëmarrjes të bëra nga pjesë nga Kina që ishin të destinuara për Spanjën. Këtë verë, Tunizia akuzoi Italinë për kapjen e një ngarkese alkooli mjekësor që po shkonte në atë vend të Afrikës së Veriut.

Problemi i madh është se ky apo edhe viti i ardhshëm nuk ka kapacitete të mjaftueshme prodhuese për të vaksinuar tërë popullatën botërore.

Sipas një raporti të publikuar nga OBSH zbuloi se, sipas normave aktuale, vetëm 10 përqind e botës do të vaksinohen kundër Covid-19 deri në fund të këtij viti dhe në fund të vitit 2022, ky numër do të rritet në vetëm 21 përqind.

Furnizimi i kufizuar pritet të përdoret pothujase ekskluzivisht për të imunizuar vendet e pasura që kanë blerë një numër të madh vaksinash. Por qasja nacionaliste do të sjellë kosto të mëdha të shëndetit publik duke zgjatur pandeminë dhe duke rritur shansin që lloji i ri të krijojë rezistencë ndaj vaksinave, të cilat gjithashtu do të mbanin kosto të larta ekonomike, transmeton portali arbresh.info

Javën e kaluar raporti përcaktoi se shpërndarja e pabarabartë e vaksinave kundër Covid-19 do t’i kushtonte ekonomisë globale nëntë miliardë dollarë, sepse pritet që pandemia të zgjasë.

Ekziston frika se në një luftë globale vaksinash, të gjitha palët do të humbnin përfundimisht./arbresh.info/

Të ngjashme