Lideri tibetian, vetë një refugjat prej kohësh, ka tronditur vendin që gjatë vitit 2015 mori më së shumti refugjatë për kokë banori, duke thënë që ata që vijnë në Evropë duhet të kthehen një ditë në shtëpi.
“Evropa u takon evropianëve”, tha Dalai Lama gjatë një konference në Malmö të Suedisë, duke provokuar reagime të forta në disa prej vendeve më miqësore të Evropës, transmeton portali arbresh.info.
Lideri shpirtëror 83 vjeçar i budistëve tibetianë tha që ndërsa Evropa ishte moralisht përgjegjëse për ndihmën ndaj refugjatëve që kanë rrezik të jetës, refugjatët që vijnë në Evropë duhet të jenë në gjendje të kthehen në vendlindjet e tyre dhe t’i rindërtojnë ato.
“Merrni, ndihmoni, edukoni … por në fund ata duhet të zhvillojnë vendin e tyre”, Dalai Lama, i cili u largua nga vendi i tij gjatë kryengritjes tibetiane në vitin 1959 dhe ka jetuar në Indi si refugjat që nga ajo kohë, tha në qytetin e tretë më të madh të Suedisë në Malmö, ku më shumë se gjysma e popullsisë është me prejardhje jo suedeze.
“Ata nuk do të qëndrojnë përgjithmonë në Gjermani apo Suedi dhe përfundimisht do të kthehen në vendet e tyre”, tha ai./Arbresh.info/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?