Evropa hap kufijtë ajror dhe tokësor, në këto vende mund të udhëtoni

19:07 | 15 Qershor 2020
Arbresh.info

Disa nga vendet e Evropës kanë filluar lehtësimin e masave të kufizimit të lëvizjes gjatë pandemisë COVID-19.  Me 15 qershor shumica e vendeve evropiane kanë hapur kufijtë për vizitorë nga disa vende të caktuara.

Shqipëria: Rihap kufijtë e saj për të vizitorët jashtë vendit, por vazhdon të qëndroj në fuqi ndalesa për tubime deri më 23 qershor. Qeveria gjithashtu ka hapur edhe plazhet dhe hotelet që nga 1 qershori.

Austria: Do të hap kufijtë me 16 qershor dhe do të largoj karantinën për vizitorët nga Bashkimi Evropian, në përjashtim të Britanisë së Madhe, Suedisë, Spanjës dhe Portugalisë. Vendi ka hapur kufijtë me vendet fqinje javën e kaluar përveç Austrisë.

Belgjika: Hap kufijtë për vendet e Bashkimit Evropian që nga 15 qershori, duke përfshirë edhe vendet nga Britania e Madhe dhe vendet e Zonës Schengen gjithashtu Islandën, Zvicrën dhe Norvegjinë.

Bullgaria: Hap kufijtë për të gjithë turistët përveç atyre që vijnë nga vendet ku ka numër të madh të të infektuarve si në Britani, Spanjë, Itali, Islandë, Malta, Portugali, Suedi dhe Belgjikë. Të gjithë vizitorët nga këto shtete duhet t’i nënshtrohen karantinës 14 ditore.

Qipro: Pranon vizitor nga të gjitha vendet. Ata që vijnë nga shtetet në listën A nuk do të përballen me kufizimi, kurse ata që vijnë nga shtetet në listën B.

Republika Çeke: Lejon vizitorët nga më shumë se 20 vendet e Evropës që nga 15 qershori. Por vizitorët nga Britania e Madhe, Franca, Italia, Spanja dhe Holanda do të karantinohen për 14 ditë ose do të kryejnë testin e COVID-19.

Danimarka: Lejon vizitorët nga Gjermania, Norvegjia dhe Islanda. Turistët duhet të kenë me vete si dëshmi rezervimin e hotelit dhe qëndrimi i tyre nuk duhet të jetë më i gjatë se 6 netë.

Estonia: Ka hapur kufijtë për vizitorët nga 1 qershori për vendet e Bashkimit Evropian në përjashtim të vendeve që janë të goditura më së shumti nga pandemia, të cilëve do të ju kërkohen karantinimi për 14 ditë.

Finlanda: Ka hapur kufijtë e saj me 15 qershor për Norvegjinë, Danimarkën, Islandën, Estoninsë, Letoninë dhe Lituaninë. Vizitorët nga vendet e tjera do të lejohen të hyjnë në vend nga 14 korriku.

Franca: Ka hapur kufijtë e saj për Bashkimi Evropian dhe Zonën Schengen më 15 qershor duke përjashtuar vizitorët nga Spanja hyrja të cilëve ju lejohet pas 21 qershor.

Kufijtë për vendet jashtë Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të jenë të mbyllur.

Gjermania: Ka hapur kufijtë e saj tokësor për 29 vendet e Bashkimit Evropian. Ndalesa vazhdon të jetë për vendet jashtë Bashkimit Evropian deri më 1 korrik.

Greqia: Hap kufijtë e saj dhe ka lejuar fluturimet ndërkombëtare për nga Athinë dhe Thessalonik. Vizitorët nga Franca, Belgjika dhe Italia duket të testohen para hyrjes në vend dhe të karantinohen.

Hungaria: Ka hapur kufijtë me Austrinë, Sllovakinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Serbinë dhe Kroacinë. Vendi do të vazhdoj gjendjen emergjente deri më 20 qershor.

Islanda: Lejon vizitorët nga vendet e Bashkimit Evropian dhe nga Zona Schengen por të gjithë ata duhet të vetë karantinohen ose të testohen për COVID-19

Irlanda: Do të largoj kufizimin e lëvizjes pas 29 qershorit. Nga 20 qershori do të lejohet hapja e kinemave, teatrove dhe klubeve të natës. Më 18 qershor do të rishqyrtoj karantinën prej 14 ditësh për turistët ndërkombëtar.

Italia: Ka hapur kufijtë më 3 qershor për vendet e Bashkimit Evropian, Britaninë e Madhe dhe Zonën Schengen. Turistet nga bota duhet të izolohen për 14 ditë.

Letonia: Ka hapur kufijtë e saj me Estoninë dhe Lituaninë më 15 maj.

Lituania: Do të lejojë vizitorët nga BE dhe zona Evropiane Ekonomike. Kjo vlen për vendet që nuk kanë pasur më shumë se 15 raste për 100,000 banorë 14 ditët e kaluara.

Luksemburgu ka hapur kufijtë me Gjermaninë më 15 maj.

Malta: Do të hap kufijtë me 1 korrik për vizitorët nga disa vende të BE-së dhe zonës Schengen dhe turistët nga Izraeli.

Holanda: Ka vazhduar izolimin deri më 1 korrik. Qytetarët nga BE, Britania e Madhe, Norvegjia dhe Zvicra mund të vizitojnë Holandën dhe duhet të vetë izolohen për 14 ditë.

Norvegjia: Ka hapur kufijtë me Danimarkën dhe Finlandën më 15 qershor. Që nga 20 qershori mund të lejohet hyrja e vizitorëve nga vendet e tjera Evropiane.

Polonia: Ka rihapur kufijtë e saj që nga 13 qershori nga vizitorët e BE. Kurse fluturimet do të lejohen që nga 16 korriku.

Portugalia: Ka hapur kufijtë për vizitorët ndërkombëtar që nga 1 qershori. Vizitorët duhet të kenë testin e COVID-19 të kryer brenda  72 orëve të ardhjes ose duhet të testohen në mbërritje.

Rumania: Ka filluar fluturimet ndërkombëtare që nga 1 qershori. Turistët nga vendet e BE, Zvicrës dhe Britanisë së Madhe duhet të vetë izolohen për 14 ditë.

Serbia: Ka hapur kufijtë më të gjitha vendet e huaja më 22 maj.

Sllovakia: Ka hapur kufijtë me Bullgarinë, Kroacinë, Qipron, Danimarkën, Estoninë, Finlandën, Gjermaninë, Greqinë, Islandën, Letoninë, Litenshtajnin, Maltën, Norvegjinë, Sllovakinë dhe Zvicrën. Turistet nga Austria, Republika Çeke dhe Hungaria kanë qenë më herët të lejuar.

Sllovenia: Ka lejuar hapjen e kufijve për turistet nga BE, Zona Shengen dhe Britani e Madhe. Vizitorët nga këto vende nuk kanë nevojë të izolohen kurse vendosja e maskës do të jetë e detyrushme.

Spanja: Do të rifilloj fluturimet ndërkombëtare që nga 1 korriku. Gjendja emergjente do të largohet nga 21 qershori.

Suedia: Ka hapur kufijtë me të gjitha vendet e BE, Islandës, Zvicrës, Litenshtajnit dhe Norvegjisë. Kufijtë do të mbeten të mbyllur për vendet jashtë BE.

Zvicra: Më 13 qershor ka larguar ndalesat për të gjitha vendet e BE, Britanisë së Madhe, Litenshtajnit, Norvegjisë dhe Islandës.

Britania e Madhe: Lejon të gjitha hyrjet nga dhe 8 qershori më kusht që të vetë izolohen për 14 ditë. Vetëm vendet nga Irlansa, Ishujt e Channel nuk kanë të nevoje të izolohen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme