Google ADS

Evropa goditet nga të nxehtit, temperaturat shkojnë deri 43 gradë

17:05 | 4 Gusht 2017
Arbresh.info

Evropa jugore është goditur nga një valë të nxehti, që ka shkaktuar temperaturat të rriten mbi 40 gradë Celsius në disa shtete, përfshirë Italinë, Spanjën e Kroacinë.

Shumë destinacione popullore turistike janë duke paralajmëruar banorët dhe vizitorët të qëndrojnë në hije dhe të bartin ujë tërë kohën, transmeton portali arbresh.info.

Në Itali, vala e të nxehtit e quajtur ‘Lucifer’ nga vendasit ka rritur për 15 për qind pranimet në njësitet emergjente të spitaleve.

Ueb faqja e meteorologjisë ‘MeteoAlarm’ ka lëshuar paralajmërime për kushte të rrezikshme për 11 vende të Evropës përfshirë, Italinë, Spanjën, Kroacinë, disa pjesë të Bosnjës, Zvicrën, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë, Slloveninë dhe Malin e Zi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme