Presidenti francez Emmanuel Macron ka urdhëruar të ashtuquajturën “ rregulli i gjashtë” distancomi social si në shtëpi ashtu edhe në publik. Kryetari i Parisit Valerie Pecresse ka urdhëruar punëtorët që të punojnë së paku 3 ditë të javës në shtëpi në mënyrë që të zvogëlohet lëvizja e qytetarëve në vende publike.
Masa të rrepta antiCovid do të fillojnë që nga dita e sotme (e enjte) në Portugali. Numri i personave të mbledhur lejohen deri në 5 persona dhe në dasma deri në 50 persona. Të mërkurën është shënuar rekord i rasteve deri në 2,072.
Çekia do të mbyll shkollat dhe lokalet pas rritjes së numrit të rasteve me 9,544 raste ditore. Kryeministri Andrej Babis ka thënë se spitalet do të pajisen me shtretër të veçantë për pacientët me COVID-19, transmeton arbresh.info
Kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e djeshme (e mërkure) ka kërkuar nga të rinjtë gjerman të festojnë më pak sot që të kenë një jetë më të mirë në të ardhmen. Gjermania ka shënuar 6,638 raste ditore. Masat kufizuese kanë ardhur pas rritjes së numrit të të infektuarve në 35 të infektuar në 100,000 banorë.
Italia gjithashtu ka shënuar rritje të numrit të rasteve me COVID-19, duke shënuar numrin më të madh të rasteve ditore, 7,332 raste, që nga fillimi i pandemisë në vend. Kryeministri italian Giuseppe Conte ka lutur qytetarët që të jenë më të përgjegjshëm, shkruan BBC./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...