Google ADS

Evropa feston 75-vjetorin në izolim

16:32 | 8 Maj 2020
Arbresh.info

Liderë evropianë janë duke shënuar 75-vjetorin e Ditës së Fitores me ceremoni të vogla, pasi që pjesa e madhe e kontinentit vazhdon të jetë e izoluar për shkak të koronavirusit.

Britania e Madhe ka mbajtur një minutë heshtje për të nderuar të rënët e luftës, dhe më vonë Mbretëresha do t’i adresohet kombit, transmeton portali arbresh.info.

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, Emmanuel Macron dhe Angela Merkel kanë vendosur kurora lulesh në ceremoni të vogla.

Ngjarje të tjera janë duke u mbajtur për të shënuar mposhtjen e Gjermanisë naziste, por mbledhitë e mëdha mbeten të ndaluara.

Përvjetori i Ditës së Fitores ishte paraparë t’i nderonte veteranët e luftës që çliruan Evropën nga nazizmi, por ata veteranë janë tani nëpër shtëpi në vetë-izolim.

Më 8 maj 1945 Britania dhe aleatët e saj pranuan zyrtarisht dorëzimin e pakushtëzuar të Gjermanisë naziste pas pothuajse gjashtë viteve të luftës.

Por kjo datë nuk ishte fundi i Luftës së Dytë Botërore, pasi Japonia perandorake nuk u mposht nga Aleatët deri në Gusht 1945./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme