Evropa ka shprehur zemërim me Bjellorusinë për shkak të devijimin të detyruar dhe uljen e një aeroplani të Ryanair në Minsk, në të cilin gjendej një gazetar i shquar i opozitës.
Autoritetet bjelloruse kanë aktivizuar një aeroplan ushtarak për të përcjellë aeroplanin civil, i cili ka qenë në rrugë në Vilnius nga Athina më 23 maj, për atë që në fund doli të ketë qenë alarm i rremë për bombë. Kur aeroplani është ulur, policia ka ndaluar Raman Pratasevich, 26-vjeç, aktivist opozitar dhe gazetar, i cili përballet me akuza në Bjellorusi, për të cilat mund të mbetet 15 vjet në burg.
Bashkimi Evropian ka kërcënuar me sanksione ndaj liderit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.
Duke e dënuar veprimin me tone të ashpra, udhëheqja e Bashkimit Evropian dhe shumë qeveri perëndimore akuzuan Bjellorusinë për “piraterinë e aviacionit” ndërsa kërkuan një hetim të plotë të incidentit.
Letonia njoftoi se ka dëbuar ambasadorin bjellorus dhe të gjithë diplomatët.
Bjellorusia më herët dëboi ambasadorin e Letonisë në Minsk dhe të gjithë punonjësit e ambasadës përveç një anëtari të stafit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Bjellorusi Belta.
Presidenca franceze tha se një kërkesë i ishte dërguar Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) për të pezulluar fluturimet ndërkombëtare mbi hapësirën ajrore Bjelloruse.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se “përmes këtij akti autoritetet bjelloruse kanë rrezikuar sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazhit”. Ai bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për rastin.
“Kjo është edhe një përpjekje tjetër e qartë nga autoritetet bjelloruse për të heshtur të gjithë zërat e opozitës. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Pratasevich”, shtoi ai, shkruna rel.
Më herët, Bashkimi Evropian, Belgjika dhe Republika Çeke kanë thirrur ambasadorët bjellorusë për të protestuar kundër uljes së detyruar të aeroplanit.
BE-ja ka vendosur tashmë tre raunde sanksionesh kundër Bjellorusisë dhe ishte duke përgatitur një raund të katërt.
Bjellorusia është tronditur nga protestat që kur Lukashenka – në pushtet që nga viti 1994 – u shpall fituesi i zgjedhjeve presidenciale në gusht të vitit 2020. Perëndimi dhe opozita i konsiderojnë zgjedhjet e manipuluara.
Opozita thotë se Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila u arratis në Lituaninë fqinje pas zgjedhjeve për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë e saj, ishte fituesja e vërtetë e votave.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...