Google ADS

Evropa do të prodhojë 3 milionë predha, Scholz kthen sytë nga armët, Gjermania përgatitet për “luftë”

16:16 | 13 Shkurt 2024
KRG

Teksa Evropa lufton për të furnizuar Ukrainën me municion, gjiganti gjerman “Rheinmetall” po investon në afatgjatë, duke ndërtuar një fabrikë të re predhash artilerie me ambicie për të dhjetëfishuar prodhimin.

Në kompleksin më të madh të industrisë së mbrojtjes të vendit në Uderlis të Gjermanisë veriore, kancelari Olaf Scholz, vuri të hënën gurin e themelit.

Nga viti 2025, ky kompleks pritet të prodhojë municion për armë të kalibrit 155 mm dhe qëllimi është që prodhimi të rritet në mënyrë progresive duke arritur deri në 200.000 fishekë në vit.

Sipas kancelarit gjerman, ky është një “sinjal” për evropianët, të cilëve po u kërkohet tani me zë të lartë që të forcojnë bazën industriale mbrojtëse të kontinentit, duke vënë theksin te porositë afatgjata.

“Ne duhet t’i drejtohemi prodhimit të armëve në një shkallë të gjerë”, tha lideri gjerman.

Pavarësisht miliarda eurove të alokuara për dërgimin e armëve nga vendet e BE-së në Ukrainë, pasi ushtria ruse pushtoi territorin e saj, shtetet anëtare janë ende larg arritjes së një kapaciteti prodhimi të mjaftueshëm për të rimbushur rezervat e tyre.

“Është një nevojë urgjente. Sado i ashpër të jetë ky realitet, ne nuk jetojmë në një kohë paqeje”, theksoi kancelari Scholz, i cili denoncoi edhe një herë ambiciet perandorake të presidentit rus, Vladimir Putin, duke i cilësuar ato një “kërcënim të madh”.

“Kushdo që dëshiron paqe duhet të arrijë të pengojë agresorët e mundshëm”, ishte kushti për Europën që Scholz e shprehur më qartë se kurrë më parë.

“Për këtë duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë industrial të 27 vendeve”, vazhdoi ai.

Për një kohë të gjatë, Gjermania ka qenë një shembull për t’u shmangur, pranoi Scholz, pasi politika e prodhimit të armëve nuk është si industria e automobilave.

“Një mbrojtje e fortë kërkon një bazë solide industriale. Kjo do të ndodhë nëse ne, evropianët, konsolidojmë porositë tona, nëse konsolidojmë mjetet tona dhe i japim industrisë perspektiva për 10, 20 ose 30 vitet e ardhshme. Nëse dua të blej një Golf çdo dy ose tre vjet, e di që do të ketë stok, por tanket, autobusët, helikopterët dhe sistemet ajrore ose kundërajrore mungojnë në rafte dhe duhet garanci për t’u prodhuar nga shtetet”, vazhdoi ai, duke vazhduar analogjinë e makinave.

 

Deri në 3 milionë predha

Rheinmetall dëshiron të prodhojë në fabrikat e saj evropiane deri në 700,000 predha artilerie në vit deri në vitin 2025, nga 400 në 500,000 këtë vit. Para pushtimit rus të Ukrainës, prodhimi i saj arrinte në vetëm 70,000 në vit.

Grupi më i madh i pajisjeve mbrojtëse të Gjermanisë “tashmë ka një kapacitet më të lartë se ai i SHBA kur bëhet fjalë për prodhimin e predhave 155 mm”, sipas shefit të saj Armin Papperger.

“Në të ardhmen, SHBA-ja dëshiron të prodhojë 1 milion predha në vit dhe Evropa dy deri në tre milionë, falë unitetit të partnerëve evropianë”, tha ai.

Deri në fund të marsit, evropianët do të jenë në gjendje të dorëzojnë vetëm gjysmën e 1 milion predhave të premtuara Ukrainës vitin e kaluar.

Kompleksi Unterliss i Rheinmetall prodhon tashmë predha 120 mm për tanket Leopard 2 të përdorura në vijën e frontit në Ukrainë. Nga 60,000 copë në vit para 2022, prodhimi i tyre tani është rritur në 240,000.

Ushtrive të vendeve evropiane gjithashtu u kërkohet të plotësojnë mangësitë e tyre. Pas viteve të deinvestimit, rezervat ushtarake gjermane janë pothuajse bosh dhe për të plotësuar nevojat e saj për municion, do të shpenzohen rreth 40 miliardë euro sipas një vlerësimi paraprak nga Rheinmetall.A/2CC

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme