Google ADS

Evropa ashpërson masat në prag të Krishtlindjeve

16:46 | 15 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Një numër shtetesh evropianë kanë shtrënguar masat anti-Covid para Krishtlindjeve pas një rritjeje të infektimeve në javët e fundit.

Holanda ka hyrë në izolim pesë-javor, ku dyqanet jo esenciale, teatrot dhe palestrat janë mbyllur, transmeton portali arbresh.info

Gjermania në ndërkohë do të hyjë në izolim të ashpër nga e mërkura pasi një numër infektimesh kanë shënuar rekord.

Franca ka hequr izolimin, por masat mbarëkombëtare mbeten në fuqi pasi që shkalla e infeksionit mbetet ende e lartë.

Italia, Spanja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë në mesin e vendeve që kanë regjistruar numrin më të lartë të rasteve gjatë pandemisë.

Javët e fundit, qeveritë përreth kontinentit kanë luftuar me pyetje të vështira nëse duhet të lehtësojnë kufizimet në kohë për periudhën e pushimeve.

Por vala e fundit e infeksioneve në disa kombe ka nxitur qeveritë të ndalojnë planet për të zbutur rregullat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme