Google ADS

Everest në fakt nuk është maja më e lartë në botë

21:09 | 17 Maj 2016
Arbresh.info

Të gjithë ata që janë ngjitur në Mount Everest mund ta kenë bërë këtë gjë kot, pasi nuk janë ngjitur në majën më të lartë në botë, sipas shkencëtarëve.

Mali i Himalajës në fakt mundet nga Chimborazo në Ekuador, transmeton arbresh.info. Por Everesti ende fiton në metrikën tradicionale: është rreth 9,000 m mbi nivelin e detit, mijëra metra më shumë se sa ndonjë nga rivalët e afërt.

Everest fiton vetëm nëse matet nga niveli i detit. Nëse e matim nga qendra e Tokës, Chimborazo fiton me shumë lehtësi dhe Everesti mund të mos futet as në top 20-she, përcjell arbresh.info.

Këto rezultate janë pasi Toka nuk është një sferë e përsosur, por e shtypur që është rrafshuar në krye dhe në fund dhe fryhet paksa në mes.

Kjo formë i jep avantazh çdo mali që shtrihet përgjatë Ekuadorit, dhe Chimborazo përfiton nga kjo pasi që është shumë afër mesit të zgjeruar të Tokës, ndërsa Everesti është rreth një e treta në krye./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme