Një objekt i dyshuar të jetë granatë dore është gjetur në Luginën e Silikonit të Evropës afër një qendre tregtare në Suedi.
Skuadra e bombë çmontuesve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u munduar ta largojnë objektin e rrezikshëm që gjendet në një shportë mbeturinash, transmeton arbresh.info.
Policia ka rrethuar vendin dhe ka evakuuar një supermarket që gjendet në qendrën tregtare në afërsi.
Town Hagg, zëdhënës i policisë së Stokholmit ka thënë se “Objekti i dyshimtë është gjetur në sheshin Kista, aty ku gjendet edhe stacioni i policisë”.
“Kemi pranuar një alarm për ndihmë, tani jemi duke e ekzaminuar objektin”, ka përfunduar ai./Arbresh.info
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...