Një alarm është dhënë në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, ku po kryhet një operacion evakuimi, ndërkohë që nga çfarë transmetohet në media arsyet janë ende të paqarta. Në rrjetet sociale u fol për një bombë si dhe për kërcënim me armë.
Terminali 1 i Aeroportit të Frankfurtit, si dhe stacioni rajonal i trenit, u mbyll të Shtunën pasdite ndërsa policia e aeroportit nisi një “operacion” pa specifikuar qëllimin e tij.
Policia e aeroportit më vonë shkroi në Twitter se po hetonin një bagazh të braktisur, i cili rezultoi se nuk ishte problematik. Një video që qarkulloi shpejt në internet ku tregohej një oficer policie që drejton me armë dikë të shtrirë në tokë brenda terminalit. Megjithatë, autoritetet e aeroportit u kërkuan qytetarëve të mos postojnë video të operacionit në vazhdim, shkruan CNN grek.
Duke e quajtur incidentin në aeroport një “kërcënim bombe”, e përditshmja “Frankfurter Allgemeine” raportoi se autoritetet morën dy persona në paraburgim dhe po kërkonin për një të dyshuar të tretë.
“Për shkak të masave të policisë, stacioni rajonal i trenit në Aeroportin e Frankfurtit është aktualisht i mbyllur. Trenat aktualisht nuk devijohen përmes stacioneve të trenave në distancë të gjatë,” shkroi departamenti i policisë në Twitter.
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...