Google ADS

Evakuimi në Irpin të Ukrainës, vriten gjatë rrugës 3 pjesëtarë të një familjeje

19:51 | 6 Mars 2022
KRG

Tre anëtarë të një familjeje, nëna dhe dy fëmijët, janë gjetur të shtrirë të vdekur në trotuar ndërsa janë përpjekur të largoheshin nga Kiev për tu evakuar në Irpin.

Ka qenë një fotograf i New York Times ai i cili ka treguar situatën, teksa ushtarët ukrainas, pasi nuk kanë parë shenja jete tek tre pjestarët e tjerë, përpiqen t’i shpëtojnë jetën babait të plagosur të kësaj familjeje.

Sic shkruan BBC, fëmijët ishin një djalë adoleshent dhe një vajzë që dukej se ishte rreth tetë vjeçe. Me vete familja kishte një valixhe dhe disa çanta shpine dhe qenin e tyre të vogël.

Mësohet se ata u goditën nga një sulm me mortaja.

Ukraina ka akuzuar forcat ruse për synimin e qëllimshëm të rrugëve të evakuimit nga Irpin, pasi një hekurudhë u godit dhe u dëmtua të shtunën.

Si dhe Irpin, qytetet e vogla të Hostomel dhe Bucha në veri-perëndim të Kievit kanë parë luftime të ashpra ditët e fundit. /TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme