Google ADS

Evakuimi i civilëve, 9 korridore humanitare hapen sot në Ukrainë

10:41 | 16 Prill 2022
Artan Maliqi

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka konfirmuar se ditën e sotme do të hapen nëntë korridore humanitare për evakuimin e civilëve, sipas skynews.

Iryna Vereshchuk tha se do të tentohet sërish evakuimi i civilëve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, i cili është përballur me sulme të pamëshirshme ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Personat që kanë mbetur në Mariupol mund të largohen me makina private, tha ajo.

Pesë nga nëntë korridoret e evakuimit përfshijnë rajonin e Luhanskut, në Ukrainën lindore./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme