Siç informojnë gazetarët e AA-së në Gutën Lindore, si rezultat i takimeve të zhvilluara nën garantimin e Rusisë, në kuadër të evakuimeve të cilat përfshijnë qarqet Arbin, Zamalka dhe Ajn Terma të Gutës Lindore, grupi i tretë u nis në natën e cila lidh të shtunën dhe të dielën.
Autokolona prej 17 autobusësh, të cilët bartin 994 persona të sëmurë dhe të plagosur si dhe trupat ushtarake opozitare, në orët e mëngjesit kanë arritur në qytetin Hama, në pjesën qëndrore të shtetit.
Në autokolonë ndodhen 22 persona në rrezik për jetën, 100 persona në gjendje stabile dhe 160 persona të cilët janë plagosur më parë.
Pritet që autokolona nga Hama të hyjë në qarkun Marretinuman të Idlibit, i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve dhe grupeve të armatosura kundër regjimit.
Me këtë numri i personave të evakuuar, së bashku me ata të cilët u nxorrën dy ditë më parë, ka arritur në 6.000.
Qarku Haresta i Gutës Lindore është zbrazur plotësisht ndërsa parashihet vazhdimi i procesit të zhvendosjes në qarqet Arbin, Zemalka dhe Ajn Terma. Në kohën kur evakuimet janë duke vazhduar, qarku Duma në Gutën Lindore, e cila gjatë 5 viteve po mbahet nën rrethimin e regjimit dhe përkrahësve të tij, ku janë masakruar mijëra persona, ende mbahet nën rrethim.
Në bazë të marrëveshjes së arritur nën garantimin e Rusisë, nga qarku Haresta nën kontrollin e opozitarëve, parashihet të evakuohen rreth 8.000 persona, në mesin e të cilëve ndodhen edhe grupet ushtarake.
Procesi që çoi në evakuim
Asadi dhe mbështetësit e tij pasi morën mbështetjen ajore të Rusisë më 19 shkurt nisën një operacion për të marrë nën kontroll Gutën Lindore e cila gjendet nën kontrollin e opozitarëve. Që nga kjo datë regjimi dhe avionët luftarakë të Rusisë intensifikuan sulmet ajrore dhe tokësore në rajonin ku jetojnë rreth 400 mijë civilë.
Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën një numër i madh civilësh. Gjithashtu si pasojë e shtëpive të shembura dhe sulmeve civilët u strehuan nëpër bunkerë dhe bodrumet nëntokësore.
Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi rezolutën e cila kërkon armëpushim në Siri, veçanërisht në Gutën Lindore, për civilët. Megjithatë, në Gutën Lindore e cila i nënshtrohej sulmeve intensive të regjimit dhe të përkrahësve të tij, vazhdonin humbjet e jetëve të civilëve duke mos dhënë rezultat as iniciativat e komunitetit ndërkombëtar.
Pas vendimit të KS-OKB-së, edhe Rusia më 27 shkurt bëri të ditur se çdo ditë mes orës 09:00 dhe 14:00 do të jepet “pauzë humanitare” në Gutën Lindore duke pretenduar se regjimi do ta respektojë atë.
Pavarësisht rezolutës së armëpushimit, në fillim të këtij muaji regjimi sirian dhe aleatët e tij filluan një ofensivë të madhe tokësore, që synonte pushtimin e pjesëve të provincës të zotëruara nga opozita.
Regjimi dhe përkrahësit e tij, duke avancuar nga lindja për në perëndim të Gutës Lindore mes datave 11-12 mars, rrethuan qarkun Haresta dhe ndanë në 3 pjesë rajonin e Gutës Lindore.
Në Gutën Lindore e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve jetojnë rreth 400 mijë persona të cilët prej 5 vitesh janë nën rrethimin e regjimit të Asadit./AA
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?