Në distriktin e Santa Barbaras në Kaliforninë Jugore, u udhëruan evakuime të reja të dielën ndërsa zjarri më masiv që po ndodh aktualisht në shtet, po kërcënonte një numër qytetesh bregdetare.
Banorët e Karpinterisë dhe Montecitos u urdhëruan të evakuoheshin të dielën herët ndërsa zjarri u përhap drejt qytetit të Santa Barbarës, rreth 160 kilometra në perëndim të Los Anxhelesit.
Mbi 88 mijë vetë janë evakuuar për shkak të zjarrit, që agjencia shtetërore e zjarrfikësve, ishte vënë 15 për qind nën kontroll deri të shtunën në darkë.
Afro gjashtë zjarre kanë përfshirë Kaliforninë Jugore gjatë javës së kaluar, duke djegur mbi 670 kilometra katrorë që nga e hëna./VoA/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...