Zonat rurale të New South Wales në Australi janë evakuuar plotësisht për shkak të zjarreve masive dhe të shumta në këtë shtet.
Flakët kërcënojnë seriozisht zonat e banuara dhe kanë bllokuar dhjetëra rrugë, duke e bërë evakuimin të detyrueshëm. Autoritetet lokale thanë se janë regjistruar 97 vatra zjarri, nga të cilat 37 janë jashtë kontrolli.
Për fat më mirë nuk ka raporte për viktima, për meritë të ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve dhe ekipeve të emergjencës. Temperaturat e larta, që në disa zona kanë arritur rekorde mbi 45 gradë celsius, dhe erërat e shkretëtirës që fryjnë fort, kanë shtyrë flakët që përparojnë me shpejtësi dhe që pavarësisht përpjekjes masive për t’i kontrolluar, nuk kanë të ndalur.
Më shumë se 2.000 zjarrfikës janë angazhuar në këto përpjekje, ndërsa autoritetet thonë se bëhet fjalë për zjarret më të rënda në historinë e këtij shteti australian.
Sipas medieve lokale, ndërsa natyra po ndihmon përparimin e flakëve, duket se nuk është ajo përgjegjëse për nisjen e tyre. Mësohet se një djalë 13-vjeçar dhe një grua 40-vjeçare janë arrestuar dhe akuzuar se ishin ata që ndezën zjarrin në një pyll, që më pas u përhap kudo.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike