Autoritetet greke po përgatisin evakuim masiv të popullatës nga qyteti i dytë më madh Selaniku, prej nga përkohësisht do të shpërngulen 72.000 banorë, që të çaktivizohet dhe largohet një bombë nga Lufta e Dytë Botërore.
Sipas paralajmërimeve, bomba do të çaktivizohet nesër.
Ekspertë ushtarak do të tentojnë ta neutralizojnë bombën në vendin ku është gjetur, ndërsa ky operacion do të zgjasë disa orë.
Evakuimi do të fillojë nesër, në orën gjashtë të mëngjesit, ndërsa autobusët do t’i dërgojnë banorët të paktën dy kilometra nga rrezet e bombës. Ata do të vendosen në shkolla lokale, stadiume dhe kafene.
Autoritet do ta evakuojnë edhe kampin e afërt të refugjatëve, ku gjenden rreth 450 persona.
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025