Organizatorët e Eurovizionit sot hodhën poshtë idenë e përjashtimit të Izraelit nga konkursi i këngës, në kontrast me atë që bënë për Rusinë pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Pas luftës në Gaza, e cila u shkaktua nga përmasat e paprecedentë të sulmit nga Hamasi më 7 tetor, disa vende kanë qënë në favor të përjashtimit të Izraelit nga gara.
“Krahasimet midis luftërave dhe konflikteve janë komplekse dhe të vështira dhe si një organizatë mediatike jopolitike, nuk na takon ne t’i bëjmë ato,” tha për AFP drejtori i përgjithshëm i EBU, Noel Keren.
Ai tha se Eurovizion ishte “i vetëdijshëm” për zërat që favorizonin përjashtimin e Izraelit nga konkursi i këtij viti, në të cilin vendi do të përfaqësohet në maj nga këngëtari Eden Golan.
“Megjithatë, Eurovision Song Contest është një ngjarje muzikore jopolitike dhe një garë mes anëtarëve të EBU. Ky nuk është një garë mes qeverive”, tha Keren.
Në vend të kësaj, Keren tha se “në rastin e Rusisë, pjesëmarrja e Rusisë ishte pezulluar nga EBU për shkak të dështimit sistematik të tij për të përmbushur detyrimet e tij si anëtare dhe shkeljes së vlerave të shërbimit publik”.
Ai gjithashtu theksoi se marrëdhënia midis transmetuesit publik Kan dhe qeverisë izraelite është “thellësisht e ndryshme” nga ajo midis TV rus dhe Moskës./abcnews.al
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës