Europol ka zbuluar se Shqipëria është burimi kryesor i tregtisë së paligjshme të kanabisit në BE dhe sasive të mëdhave të kokainës që vijnë nga Amerika Latine.
Pandemia thuhet se përdoret gjithnjë e më shumë për tregtinë e paligjshme edhe të vaksinave kundër koronavirusit, transmeton portali arbresh.info
Sipas Europol, 40% e rrjeteve aktive kriminale në BE janë të përfshira në trafikimin e drogës. Produkti më i përhapur ilegal mbetet kanabisi, i cili në rastin e Shqipërisë transportohet kryesisht përmes detit në Itali.
Deri në 60 përqind të krimit të organizuar përfshin dhunë, por edhe korrupsion, me ryshfet dhe skema të sofistikuara miliona dollarëshe. Shefja e Europol Catherine de Ball deklaron se raporti për vitin 2021 tregon se të dy këta tregues po përkeqësohen.
Korrupsioni në nivelin europian vlerësohet të ushqehet nga trafiku i drogës, veçanërisht sasisë rekord të kokainës që mbërrin nga Amerika Latine./arbresh.info/
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%