Mashtruesit po prodhojnë dhe shesin certifikata false të testit negativ të koronavirusit në aeroporte, stacione dhe në internet nëpër Europë, raporton Europol, duke ngerë kështu një shqetësim tjetër në lidhje me koronavirusin.
“Për sa kohë që kufizimet e udhëtimit mbeten të vlefshme për shkak të Covid-19, ka shumë të ngjarë që prodhimi dhe shitja e certifikatave të rreme të mbizotërojë”, ka deklaruar Europol, transmeton portali arbresh.info
“Duke pasur parasysh mjetet e përhapura teknologjike të disponueshme, në formën e printerëve me cilësi të lartë dhe softuerëve të ndryshëm, mashtruesit janë në gjendje të prodhojnë dokumente të falsifikuara”, thuhet tutje në deklaratë.
Europol ka tërhequr vëmendjen e të gjitha shteteve që të tregohen vigjilentë.
Më parë edhe Interpol ka paralajmëruar për shitjen e maskave dhe produkteve tjera mjekësore false.
Shtatë persona të moshës midis 29 dhe 52 u arrestuan gjithashtu në aeroportin më të madh të Parisit, Charles de Gaulle, në nëntor dhe u akuzuan për falsifikim, përdorim të falsifikimit dhe bashkëpunim në mashtrim pasi shiten certifikata të rreme për udhëtarët me vlerë nga 150 deri në 300 euro.
Në Spanjë, policia kombëtare muajin e kaluar arrestoi një grua të akuzuar për ofrimin e certifikatave të rreme në internet. E dyshuara kishte marrë përsipër që të niste certikaten e rreme te blerësi brenda 24 orëve, duke premtuar se ato ishin përdorur në shumë raste dhe në destinacione të ndryshme pa ndonjë problem.
Hetimi filloi pasi kreu i një laboratori mjekësor në Madrid i tha policisë se po qarkullonin certifikata negative PCR “plotësisht mashtruese, por jashtëzakonisht bindëse” që mbanin emrin e laboratorit.
Gazeta Algemeen Dagblad raportoi se llogaritë e ËhatsApp dhe Snapchat në Holandë me emra të tillë si “Airplane Doctor” dhe “Digital Doctor” shesin në mënyrë rutinore ceritikata të rreme të testit PCR, të cilat mbanin nënshkrimet e mjekëve të vërtetë.
Europol ka theksuar se kjo formë do të rrisë numrin e të infektuarve me Covid-19, pasi testet nuk janë të sakta dhe pasi një person i infektuar mund të infektojë edhe të tjerët./arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...