Google ADS

Europol: Dhuna e ekstremit të djtahtë po rritet ndjeshëm në vendet e BE-së

23:40 | 28 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Dhuna e ekstremit të djathtë po rritet në shumë shtete europiane sipas një raporti konfidencial të Europolit, të cituar nga mediat gjermane.

Grupet ekstremiste, nga sa thuhet aty, kërkojnë ti shtojnë aftësitë e tyre ushtarake duke rekruar për këtë qëllim anëtarë të rinj në radhët e policisë dhe ushtrisë.

Raporti i Europolit tregon se organizata dhe rrjete të tilla jane duke u bërë gjithmonë e më popullore, sidomos mes të rinjve. Sipas agjensisë, grupet ekstremiste po tregojnë interes të shtuar ndaj armëvë dhe eksplozivëve e për këtë arsye, u hyjnë në punë pjesetarët e shërbimeve të sigurisë. Ata po përpiqen gjithashtu të përfitojnë nga evente të arteve marciale.

Personat më të shënjestruar prej këtyre grupeve janë refugjatët, azilkërkuesit, politikanët e anëtaret e komunitetit LGBT. Europoli thekson se nga 12 që ishin të arrestuarit e lidhur me ekstremin e djathtë në 2016-tën, vitin e kaluar shkuan në 44. Shumica e sulmeve të tyre nuk regjistrohen si “akte terroriste”, por klasifikohen si “aktivitete ekstremiste”.

Agjensia ankohet se kjo është arsyeja se përse nuk ka një bazë të saktë të dhënash mbi ekstremin e djathtë dhe incidentet terroriste të lidhura me të në të gjithë vendet anëtarë të BE-së./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme