Europol ka bërë të mundur arrestimin e 45 personave gjatë një operacion të madh ndërkombëtar kundër një rrjeti të trafikut të drogës midis Brazilit dhe Evropës.
Agjencia Evropiane e Policisë zbuloi se më shumë se 52 ton kokainë u kapën gjatë operacionit. Në hetim u përfshinë 3 kontinente për të zbuluar transportin e drogës, i cili është përshkruar si “goditja më e madhe ndonjëherë” e këtij lloji. Hetimi ndërkombëtar kishte filluar në Prill të këtij viti nga Europol dhe u drejtua nga autoritetet e tyre në Portugali, Belgjikë dhe Brazil.
Më shumë se 1 mijë oficerë policie kryen kërkime në 179 shtëpi në vende të ndryshme herët në mëngjes të premten, gjë që çoi në arrestimin e 45 personave nga të cilët, 38 u arrestuan në Brazil, 4 në Belgjikë, 2 në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 1 në Spanjë.
Rrjeti i trafikut të drogës besohet të ketë importuar të paktën 45 tonë kokainë në portet kryesore detare Evropiane çdo vit, me fitime që tejkalojnë 100 milion € për gjashtë muaj. Sipas Europol, rrjeti kriminal kishte kontakte të drejtpërdrejta me kartelet e drogës në Brazil dhe në vendet e tjera të Amerikës së Jugut, të cilat ishin përgjegjëse për përgatitjen dhe transportimin e kokainës në Evropë përmes kontenierëve detarë.
“Shkalla e importit të kokainës nga Brazili në Evropë nën kontrollin dhe komandën e tyre është masive dhe mbi 52 tonë kokainë u kapën nga forcat e rendit gjatë hetimit. Ky operacion thekson strukturën komplekse dhe shtrirjen e gjerë të grupeve braziliane të krimit të organizuar në Evropë.
Shkalla e sfidës me të cilën përballet sot policia në të gjithë botën kërkon një qasje të koordinuar për të trajtuar tregtinë e drogës në të gjithë kontinentet. Angazhimi i vendeve tona partnere për të punuar përmes Europol mbështet themelin e suksesit të këtij operacioni dhe shërben si një thirrje e vazhdueshme globale për veprim,” – tha zv.drejtori i Europol-s Wil van Gemert.
Europol gjithashtu tha se për ta bërë të mundur suksesin e këtij operacioni janë mbështetur edhe nga Franca dhe Holanda, të cilët kanë identifikuar objektivat e rrjetit të drogës nëpërmjet teknologjive të avancuara. Autoritetet gjithashtu njoftuan se kanë kapur 70 automjete luksoze në Brazil, Belgjikë dhe Spanjë gjatë bastisjeve, si dhe 37 aeroplanë në Brazil.
Gjithashtu sekuestruan mbi 12 milion euro në Portugali, 300 000 € në Belgjikë dhe mbi 8 milion euro në Brazil. Ndërkohë që 163 prona u sekuestruan në Brazil me vlerë më të madhe se 20.7 milion euro, si dhe 2 shtëpi në Spanjë me vlerë prej 4 milion €, dhe 2 apartamente në Portugali me vlerë 2.5 milion €./lapsi/
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb