Policia arrestoi 45 të dyshuar të premten gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti të trafikut të drogës nga Brazili në Evropë, njoftoi Europol, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Kjo goditje ndërkombëtare, e udhëhequr nga autoritetet portugeze, belge dhe braziliane, u krye njëkohësisht nga agjencitë e tre kontinenteve të ndryshme, me ndihmën e koordinimit të ofruar nga Europol”, tha agjencia e policisë e BE-së në një deklaratë.
Rrjeti importoi të paktën 45 tonë kokainë në portet kryesore detare evropiane, me fitime që tejkalojnë 100 milionë euro brenda gjashtë muajve, thuhet në deklaratë.
Gjithsej 180 shtëpi janë bastisur.
“Mbi 12 milionë euro (14 milionë dollarë) para në Portugali, 300.000 euro (359.000 dollarë) në para të gatshme u sekuestruan në Belgjikë dhe mbi 1 milion realë brazilian (187.000 dollarë) dhe 169 000 dollarë amerikanë në para të gatshme u sekuestruan në Brazil”, kurse u konfiskuan po ashtu 70 automjete luksoze, thuhet ndër të tjera.
Përveç kësaj, asetet financiare të dhjetë individëve u ngrinë në Spanjë.
BE-ja theksoi se operacioni është “goditja më e madhe ndonjëherë” kundër një zinxhiri të drogës që kontrabandonte kokainë nga Brazili në Evropë.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok